Hitzfeldi arsyeton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit 

09 tetor 2018 | 20:26

Trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka folur për shqiponjën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi.

Trajneri zviceran ka thënë për gazetën e përditshme “Blick”, se ato ishin reagime të momentit dhe nuk ka asgjë për t’u zmadhuar.

“Ishte një ventil që ata e hapën. Shoh shpesh ngjashmëri edhe në rastet e Gjermanisë. Golat ishin një goditje çlirimi, lojtarët nuk e tejkaluan gjatë festimit – për këtë nuk duhet të diskutohet shumë”, ka thënë Hitzfledi. “Unë isha në ndeshje dhe nuk ka qenë reagim ndaj tyre”, ka thënë ish-trajneri i Zvicrës, duke mos dashur të thellohet në fyerjet që u kishin bërë tifozët serbë, lojtarëve me prejardhje nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 2…