Përfundon Maratona, votohet përfaqësuesi i Shqipërisë nga Gjykata e Strasburgut

09 tetor 2018 | 23:40

Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar sot për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas tre refuzimeve.

Ky fakt është bërë i ditur nga deputeti i PS-së Ervin Bushati. Mësohet se nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë Marjana Seminit dhe Sokol Berberit. Përmes një statusi në “Facebook”,  Bushati theksoi se procedurat e përzgjedhjes ishin transparente, ndërsa shtoi se ‘Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke nisur nga 11 tetori, Singapore Airlines do të bëjë…