Haradinaj takoi ambasadorët e vendeve të Quintit

10 tetor 2018 | 11:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilët i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.

“Vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar se përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë në rrugën tonë integruese, dhe se edhe tani po punojmë së bashku në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euroatlantike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrimë e sapo publikuar e sigurisë në WhatsApp, lejon…