LDK-ja shpreh gatishmërinë të takohet me partitë tjera për caktimin e datës për zgjedhjet e reja

10 tetor 2018 | 12:41

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka bërë me dije se  disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar. LDK-ja është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve”, është theksuar në komunikatën e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shyhrete Tahiri - Besimi, njëra nga organizatoret kryesore të demonstratave…