Sot është ditëlindja e Edmond Hoxhës

11 tetor 2018 | 00:34

Në foto Nurije Hoxha, nëna e deshmorit Edmond Hoxha, e cila s’ngopet duke shikuar shtatoren e djalit të saj në ditëlindjen e 43-të. 

Ajo e cila e ndien më së shumti mungesen e Edmondit është padyshim nëna e tij, e cila çmallet duke e shikuar shtatoren e djalit të saj në qendër të Junikut.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka postuar një fotografi emocionuese të nënës së dëshmorit Hoxha.

Sa shtrënjtë e kemi paguar Lirinë!, ka shkruar deputetja Musliu.

Edmond Hoxha ka lindur më 10 tetor të vitit 1975 në Junik, ndërsa është vra në një pritë nga forcat policore serbe, me 31 janar të vitit 1997 së bashku me Zahir Pajazitin e Hakif Zejnullahun në Pestovë të Vushtrrisë, si pjesëtar të UÇK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e…