GGD-ja organizoi aktivitete me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë”

11 tetor 2018 | 17:30

Në kuadër të projektit “Përfshirja e burrave në atësi”, të enjten në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Prishtinë, është shënuar “Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë”, e cila synon promovimin e barazisë në çift, prindësinë pozitive dhe marrëdhënie të shëndetshme përmes parandalimit të dhunës dhe rritjen e fëmijëve mbi idenë e barazisë.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, në hapjen e këtij aktiviteti, u shpreh e kënaqur që ky aktivitetet është duke u mbajtur në objektin e shkollës që mbanë emrin e personalitetit më të shquar të kombit shqiptar, Hasan Prishtina, i cili, siç tha ajo, konsiderohet mbrojtësi më i spikatur i lirisë, arsimimit dhe edukimit të gjuhës shqipe.

Kryetarja Mjaku-Topalli, gjatë fjalimit të saj, ndau kënaqësinë me të pranishmit me rastin e shënimit të kësaj dite, e cila tanimë është duke u shënuar edhe në Kosovë.

Ajo theksoi se duke e lartësuar rolin e vajzës dhe gruas, në arsimim, edukim dhe në të gjitha sferat tjera të jetës, i kontribuohet vendit me një shoqërie të shëndoshë dhe të dobishme.

“Fuqizimi dhe investimi tek vajzat është baza e ndërprerjes së diskriminimit dhe dhunës, është baza e promovimit dhe mbrojtjes së gëzimit të plotë dhe efektiv të të drejtave të tyre. Dita Ndërkombëtare e Vajzave, është dita kur grupet e aktivistëve bashkohen me një qëllim: për të theksuar, diskutuar dhe vepruar në drejtim të avancimit të drejtave dhe mundësive të vajzave, kudo që janë”, ka thënë Mjaku-Topalli.

Kryetarja e GGD-së u bëri thirrje grave dhe vajzave që mos ta konsiderojnë apo pranojnë që të jenë faktorë plotësues apo sekondarë në shoqëri apo familje.

Ajo ka kërkuar angazhim edhe më të madh dhe vendosur. Lidhur më këtë, ajo ka kërkuar që vajzat dhe gratë të jenë frymëzuese në të gjithë fushat profesionale, në mënyrë që rrisin rolin e tyre në shoqëri, në të gjithë lëmenjtë.

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin bashkëpunëtorë të projektit, përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe atyre lokale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…