Dy ambasadorët e Francës vizituan ndërmarrjen “Trepça”
Dy ambasadorët e Francës, Didier Chabert në Prishtinë, si dhe Fréderic Mondoloni në Beograd, së bashku kanë vizituar të enjten ndërmarrjen “Trepça”. Këtë e bëri të ditur kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla.
Në këtë takim, sipas tij, temë diskutimi ishte gjendjen momentale në “Trepçë”, si dhe perspektiven e zhvillimit të ndërmarrjes.
Postimi i plotë i Sylës në profilin e vet në “Facebook”:
Sot në zyret e ndërmarrjes Trepça së bashku me menaxherin e Trepçës pritem dy ambasadorët e Francës, ekselencën e tij Didier Chabert në Prishtinë, si dhe ekselencën e tij Fréderic Mondoloni në Beograd, ku diskutuam për gjendjen momentale në Trepça, si dhe perspektiven e zhvillimit të ndërmarrjes.
Të dy ambasadorët ofruan mbështetje të pa rezervë në transformimin e ndërmarrjes Trepça.
Ndërmarrja Trepça është duke kaluar nëpër një periudhë tranzicioni, ku së shpejti statuti i Trepça sh.a. pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me të cilin vendoset një hap i madh drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Trepçës.
Me transformimin e ndërmarrjes në Trepça sh.a. fillon epoka e zhvillimit të kapaciteteve prodhuese si dhe hapen rrugët për donatorët dhe investitorët potencial.
/Epoka e re/