Filluan punimet në ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Tërpezë

12 tetor 2018 | 12:52

Komuna e Malishevës po hyn në fazën finale të realizimit të projekteve të planifikuara për vitin 2018; rregullimi i infrastrukturës në shtrimin e rrugëve me asfalt, rregullimi i trotuareve dhe ujësjellësit e rrjeteve të ujërave të zeza.

Të premten kanë filluar punimet në rregullimin dhe funksionalizimin e dy kilometrave kanalizim që do të shërbejnë për banorët e fshatit Tërpezë, projekt kryesisht që financohet nga Komuna e Malishevës.

“Kështu dinamika e realizimit të projekteve për këtë vit, po ecën sipas planit të qeverisë lokale, ku ashtu si janë planifikuar edhe po realizohen, duke ju përmbajtur rreptësisht cilësisë dhe standardeve të nënshkruara në kontratë, mes punëdhënësit dhe punëkryrësit, në të kundërtën mund të shqiptohen sanksione buxhetore, për jo cilësi të punës dhe mos realizim të projektit në afatin e paraparë kohorë. Investimet Komunale do të vazhdojnë për këtë viti ashtu si janë planifikuar”, është bërë me dije në komunikatën e Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur…