Dzekon dhe El Shaarawy rinovojnë kontrata me Romën

12 tetor 2018 | 12:19

Roma ka nisur bisedimet me Edin Dzekon dhe Stephan El Shaarawyn për zgjatjen e kontratave të tyre të cilat skadojnë në vitin 2020.

Boshnjaku pritet të firmosë deri në 2021, ndërsa ish-milanisti deri në vitin 2022. Në këtë mënyrë kryeqytetasit u paraprijnë “sulmeve” që mund të vijnë gjatë afatit kalimtar të janarit. Si Dzeko ashtu edhe El Shaarawy pritet t’i rinovojnë kontratat e tyre në fund të këtij sezoni, të cilat do të kenë edhe ndryshime sa iu takon pagave të lojtarëve që normalisht do të pësojnë rritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porche nuk do të prodhojë më versione që punojnë me…