Ngritën çmimet e naftës

12 tetor 2018 | 13:58

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, u rritën me 94 cent dhe u tregtuan me 81.20 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.83 dollarë, duke u tregtuar me 80.26 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI, u rritën me 75 cent dhe u tregtuan me 71.72 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.20 dollarë dhe u tregtuan me 70.97 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,221.9 dollarë amerikanë për onz, duke qëndruar në të njëjtën nivel të një dite më parë ku shënoi një rritje prej 2.5 për qind, njëkohësisht edhe rritja më e lartë që prej qershorit të 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bleron Fetaovski ka garuar në ditën e pestë të Lojërave…