Lajm i keq për Challandesin, Kololli mungon ndaj Ishujve Faroe

12 tetor 2018 | 15:01

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të dielën do të përballët me Ishujt Faroe pa mbrojtësin Benjamin Kololli, i cili është lënduar në ndeshjen ndaj Maltës (3-1).

Kololli të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte ndër më meritoret për fitoren e Kosovës, pasi shënoi dy gola.

“Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes Kosova – Malta, futbollisti Benjamin Kololli nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme Ishujt Faroe – Kosova. Shtabi teknik i ekipit përfaqësues është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë në Ishujt Faroe”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një komunikate për medie…