Thaçi nuk heq dorë: Korrigjimi i kufijve deri në pranverën tjetër

12 tetor 2018 | 17:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve.

Në një intervistë për televizionin francez, “France 24” Thaçi theksoi se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por se pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin e dy vendeve.

Ai ka thënë se marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.

Ndërsa siguroi se nëse ndodh një marrëveshje e tillë, me të cilën Kosova do të bëhej shtet multi-etnik, të drejtat e serbëve të Kosovës do të respektohen.

“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Serpska’”, ka thënë Thaçi, transmeton . “BalkanWeb”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i…