Messi mund të largohet nga Barça në vitin 2020

13 tetor 2018 | 13:18

Siç njofton “Mundo Deportivo”, në faqen e parë të saj, këtë të shtunë, Barcelona i ka propozuar që të rinovojë edhe për një vit tjetër Lionel Messit (deri në vitin 2022). Me këtë lëvizje, klubi katalanas synon të bëjë të pavlefshme klauzolën aktuale të yllit argjentinas në kontratë, sipas të cilës mund të largohet nga “Camp Nou” në vitin 2020, në qoftë se nuk shkon në një klub të elitës.

Messi e ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij të fundit më 25 nëntor 2017, kur e mbylli zgjatjen e saj deri në qershor 2021. Nënshkrimi u shty me një shkak, pas rastit të Neymar, sepse Barcelona donte të përfshinte një klauzolë kundër sheikëve që po investojnë në futbollin europian (Manchester City, PSG etj), në shumën e 700 milionë eurove.

Megjithatë, siç shpjegohet në faqen e parë të “Mundo Deportivo”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka një rrugë për t’u larguar nga katalanasit në qershor 2020. Kjo gazetë spanjolle konfirmon synimin e presidentit Bartomeu për ta riparë kontratën me Messin. Kreu i klubit blaugrana e tha në vitin 2017 se shpresonte që ky të mos ishte rinovimi i fundit me yllin argjentinas.

Nëse konfirmohet rinovimi në fjalë, do të ishte kontrata e e nëntë e Messit, që nënshkruan me Barcelonën. E para erdhi në vitin 2005, përpara shpërthimit të tij. Leo ishte 18 vjeç dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2010. Në shtator të po atij viti, Laporta e përmirësoi kontratën e “La Pulga” në shtator. Rinovimi i tretë erdhi në janar 2007, përpara golit të tij të famshëm në Madrid, me të cilën Messi u bë idhull i pakrahasueshëm për tifozët e Barcelonës. Klauzola e lirimit të tij pastaj u vulos në 150 milionë euro.

Me ardhjen e Guardiolës (tani pa Ronaldinho), Messi përsëri e zgjati kontratën. Pas fitores së tripletës në vitin 2009, rinovimi i ri u bë për deri më 2016 (klauzola, 250 milionë euro). Në dhjetor 2012, Messi rinovoi për të gjashtën herë. Paga e tij shkoi nga 10.5 milionë euro në vit, në 12 milionë euro. Klauzola e largimit mbeti në 250 milionë euro. Rinovimi i shtatë i karrierës mbërriti pak para Kupës së Botës së Brazil. Kontrata e fundit, e firmosur më 2017, zgjat deri në vitin 2021, kur do të jetë 34 vjeç. Klauzola e vendosur në të për t’u larguar është 700 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se…