Kryetari i Vushtrrisë mbështet protestën e banorëve të fshatrave të Artakollit

14 tetor 2018 | 12:19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka përkrahur protestën e sotme të banorëve të fshatrave të trevës së Artakollit për asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si komunë jemi në dispozicion dhe të gatshëm që të punojmë me institucionet qendrore që kjo kërkesë e banorëve të realizohet.

“Sot ishim me qytetarët e Artakollit sepse ne i përkrahim kërkesat e drejta të banorëve të Artakollit për përfundimin sa më të shpejtë, brenda këtij viti të rrugës që lidh 28 fshatrat e Artakollit.  Si Komunë jemi në dispozicion dhe të gatshëm që të punojmë me institucionet qendrore që kjo kërkesë e banorëve të realizohet. Kam biseduar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Financave dhe kam marrë premtimin e tyre qe do të shqyrtohet kërkesa që të financohet këtë vit ky projekt. I falënderojë banoret për kulturën e lartë dhe mirëkuptimin që rruga Prishtinë-Mitrovicë të lirohet shpejtë”, ka shkruar kryetari Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 14 tetor të vitit 1947, një avion amerikan ishte…