Schumacheri, kampion i Evropës

14 tetor 2018 | 14:44

Mick Schumacher po ndjek me ritme të shpejta gjurmët e të atit, Michael Schumacher.
Djali 19-vjeçar i legjendës së Formulës 1 u shpall kampion i Evropës në kampionatin F3, titull që e siguroi në pistën e Hockenheimit, aty ku i ati ka fituar 3 gara në Botërorin e Formulës 1 me Ferrarin gjatë karrierës së tij.

Schumacher Jr. e përfundoi i 12-i garën e parë të këtij Çmimi të Madh, por në të dytën paraqitja e tij ishte shumë më e mirë dhe adoleshenti gjerman u rendit në vendin e dytë, pozicion që i mjaftoi për të fituar edhe titullin botëror.

Në fund të kampionatit, 19-vjeçari grumbulloi 329 pikë, duke e lënë rivalin e tij britanik, Dani Ticktum, në kuotën e 290 pikëve.

Gjatë këtij sezoni, fillimi i të cilit ishte shumë i vështirë, Mick Schumacher regjistroi 8 fitore dhe 13 podiume.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se së shpejti…