Shtyhet votimi i rezolutës për dialogun me Serbinë
15 tetor 2018
| 12:33
Është shtyrë votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë që ishte propozuar nga Partia Socialdemokrate.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në vazhdimin e seancës parlamentare se votimi i saj do të dërgohet përsëri në parlament pasi që të arrihet një harmonizimin i partive politike.
Në këtë seancë ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat paraprake nuk po marrin pjesë deputetët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes.