Goli i parë për Kosovën, flet Milot Rashica

15 tetor 2018 | 13:13

Ylli i Werder Bremen në Gjermani, Milot Rashica në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe e ka shënuar golin e parë në fanellën e Kosovës.

“Jam i lumtur që më në fund erdhi goli në fanellën e Përfaqësues së Kosovës në futboll, por do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar. Këtë gol ia dedikoj familjes dhe tifozëve, por gjithashtu shkon edhe për ish-presidentin Fadil Vokrri. Pjesën e parë e filluam mirë, por jo të dytën. Kemi pasur disa raste, por edhe Ishujt kanë bërë paraqitje të mirë. Edhe fusha ka qenë në gjendje të keqe. Madje edhe pasimet më të thjeshta ishin të vështira”, ka thënë Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Lili Reinhart është në lidhje dashurie me ish-shokun e…