Thaçi për librin e Dacit: Libër i veçantë për dekadën e parë të shtetit tonë

15 tetor 2018 | 14:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në promovimin e librit të ri “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës” të shkruar nga akademiku, Nexhat Daci.

Këtë libër të Dacit, presidenti Thaçi e ka cilësuar si të veçantë për dekadën e parë të shtetit të Kosovës.

“Në promovimin e librit të ri ‘Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës’, të akademik Nexhat Dacit. Një libër i veçantë ky për dekadën e parë të shtetit tonë, ku akademik Daci përshkruan hapat e parë të ndërtimit të demokracisë dhe vështirësitë e krijimit të institucioneve vendore. Kontributi i akademik Dacit, gjatë gjithë këtyre viteve, ishte shumë i rëndësishëm dhe libri është një retrospektivë e Kosovës, para dhe pas pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e së hënës është grabitur një degë e bankës…