Grabitje e armatosur në filialin e një banke në Veternik

15 tetor 2018 | 14:30

Mëngjesin e së hënës është grabitur një degë e bankës NLB, në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas policisë rreth orës 09:30 është raportuar për një grabitje të armatosur, ku dyshohet të kenë marrë pjesë së paku dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri.

Nga informacionet e para është ngritur dyshimi se të njëjtit kanë marrë një shumë parash, vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet nga zyrtarët e bankës, dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin. Kujtojmë që disa ditë më parë ishte tentuar grabitja e degës së bankës NLB në Merdare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shishe verë Burgundy është shitur për një shumë rekorde…