Ndërroi jetë sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann

15 tetor 2018 | 14:33

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), Patrick Baumann, ka ndërruar dje jetë në moshën 51 vjeçare.

Në deklaratën e publikuar nga FIBA, thuhet se Bauman i cili gjendej në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për Lojërat Olimpike për të Rinj 2018, ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër. Baumann, i cili është në mesin e anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që nga viti 2002 ishte në detyrë si sekretari i përgjithshëm i FIBA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në promovimin…