Modriqi: Do të kisha dashur të isha shok skuadre me Zidane

15 tetor 2018 | 16:24

“France Football” do të publikojë nesër (e martë) një intervistë me Luka Modriqin, i cili kohët e fundit fitoi çmimin “The Best” të FIFA-s.

Kroati është edhe favorit për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2018. Në deklaratat që revista e njohur sportive franceze ka paraqitur në kopertinën e saj, lojtari kroat bën një vlerësim të ish-trajnerit të tij, Zinedine Zidane, me të cilin ka fituar tre Liga të Kampionëve e fundit te Real Madridi: “Mua do të më pëlqente të isha një shok skuadre i Zidanes, të luaja në krah të tij”.

Mesfushori nënkampion bote imagjinon me këtë stilin dhe cilësinë në raport me topin, sepse të dy kanë treguar një ide të ngjashme të të luajturit futboll: “Futbolli është një lojë që luhet me kokë”.

Një tjetër nga frazat e Modriq, që revista përparon ta bëjë publike, ka të bëjë me Cristiano Ronaldon, shokun e tij të skuadrës te Real Madridi deri këtë verë, me të cilin ka arritur suksese të mëdha: “Cristiano qëndron shumë lart. Është më i miri prej të gjithëve…”. Kjo revistë sportive bën me dije edhe mendimin e Modriq për yllin në rritje të futbollit francez, Kylian Mbappe, me një Kupë Bote në xhepin e tij, tashmë: “Unë jam i sigurt se Mbappe do të vazhdojë të përparojë”. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra vullnetarë të “Let’s Do It Kosova” kanë larguar mbi…