Kadaj-Bujupi: Çdo fëmijë deri në 16 vjeç duhet të gëzoj shtesa

15 tetor 2018 | 16:44

Në bazë të kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, është mbajtur debati parlamentar në lidhje me shtesat e fëmijëve, ku iniciuesja e debatit kërkoi që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzoj shtesa.

Sipas saj, tash është momenti kur një gjë e tillë të ndodh, sepse pikërisht kjo çështje është përmendur gjithmonë gjatë fushatave zgjedhore.

“Janë dy arsyeje kryesore pse kjo konsideroj që duhet të ndodh, e para barazia ndërmjet fëmijëve është parakusht për zhvillimin e tyre, pra përfshirja e tyre në arsim, luftimi i varfërisë, i kequshqyerjes, angazhimi për barazi dhe për solidaritet ndërmjet fëmijëve, është punë në të cilën duhet të investojmë të gjithë, si të zgjedhur të popullit. E dyta, Kosova është me popullatën më të re në Evropë, ka një rënie të natalitetit, ku prej vitit 2011 deri në vitin 2017 është i tillë, jon 70 mijë lindje më pak, pra të nderuar koleg-deputetë në një periudhë kohore më pak se gjashtë vite kemi 70 mijë lindje më pak”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Sipas Kadaj-Bujupit institucionet e vendit nuk kanë hartuar ende ndonjë plan për të parandaluar rënien e natalitetit. Ajo ka përshëndetur projektligjin për pushimin e lehonave, mirëpo ka vlerësuar se nuk është e mjaftueshme, duke thënë se duhet të shtohen edhe shtesat për fëmijë.

Ajo ka paraqitur para deputetëve një rezolutë e cila përbën dy rekomandime.
A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skocia duket se është epiqendra e një skandali të madh.…