Ekrem Mustafa pritet të emërohet ministër i ri i Punëve të Brendshme
15 tetor 2018
| 16:47
Ekrem Mustafa nga Komuna e Ferizajt, pritet të emërohet ministër i ri i Punëve të Brendshme (MPB).
Kështu kanë bërë me dije për “klankosova.tv”, burime brenda Qeverisë, emërim ky i cili pritet të ndodhë pas shkarkimit nga detyra të ministrit paraprak, Bejtush Gashi.
Edhe Ekrem Mustafa sikurse Bejtush Gashi, vijnë nga partia Aleanca Kosova e Re.
Që Ferizaj ta ketë një ministër në radhët e Qeverisë e kishte kërkuar disa herë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.