Pse Kadri Zeka nuk vjen në sheshin Kadri Zeka në Gjilan?

15 tetor 2018 | 20:18

Shkruan: Raif Gashi

Kadri Zeka njëri nder njerëzit më të merituar të zgjuarjes nga gjumi i robërisë së tokes dardane nga sunduesit serbosllav i viteve ’80-’90-ta duhet të vij në Gjilanin e tij, në sheshin e tij, para shtëpisë së mallrave në Gjilanin e politizuar skajshmerisht, e i pasuar me inate dhe zili emertuese, dhe inate para mendjes, që sundojnë në politiken jo të shëndosh të Kosovës në pergjithesi, e në veçanti, në këtë rast në Gjilanin e të pavdekshemëve Kadriut, Rexhepit e Nuhiut.

I pazavendësuar, ishe o Kadri Zeka në historinë e re shqiptare, që nuk e meriton që të i mbyllim sytë e të heshtim para politikes ditore gjilanase, dhe nuk më lejon as mua që të heshti, pasi që të njoha shumë mirë or burr atdheu, e që sot nuk pa shndritë në Gjilanin tënd, dikush është fajtor, me pahirë apo me qellim. 

Unë nuk do të heshti, o i madhi Kadri Zeka, sepse unë sot fal gjakut tuaj jetoj, edhe pse ndoshta nuk meritoj.

Sot, Kadri Zeka erdhi e më pyeti: Pse nuk po më lejoni të vij në Gjilan, në sheshin tim?

Pse dhe kend po e pengon shtatorja ime, në sheshin tim?

Kadri Zeka sot më pyeti, pse sheshi im është ende pa mua, që nga pas lufta?

Kadri Zeka më pyeti mua e po ju pyet edhe juve o “shokët”e ti, pse nuk më doni më? 

Edhe sa borxhe ju kam se do të zgjohem nga varri e përseri do të vdes për juve dhe atdheun tim?

Kadri Zeka po thrret me zërin e tij të viteve 80-90-ta, me zërin bashkues e çlirimtar e flijues, duke ua bëme dije se nuk rash për veten time, por për atdheun, e në këtë rast edhe për Gjilanin politik të dreqit e të birit. 

Deri kur po pyet Kadriu juve, edhe mua më pyeti, pasha nj’at Zot, se mbrëm fola me te?

Pra, unë si nxenës i Kadriut e kam një borxh, ju pelqeu apo jo që të ngehi zërin ndaj të gjithë juve dhe njëkohësisht të ju bëjë thirrje se gjithçka është tepruar, e sidomos ndaj politikëbërjes gjilanase që po paraqitete si miope në këtë drejtim.

O ju shokët e Kadriut, ku jeni o burra, që ndertuat karrierë politike në emer, e mbi gjakun e Kadriut, pse heshteni, kujt i frikësoheni, apo keni ndonjë heshtje të pakuptuar që ne nuk e dijmë për këtë gjendjen e juaj, të futur nën hije.

Mendoj e pres që këto fjalë që i shkrova të mos politizohen nga politikëbërësirsit njëkohësishtë atdhezhbërësit e atdheut tim dhe të të pavdekshimit Kadri Zeka. 

Po ju bëjë me dije se Kadri Zeka jeton edhe pa nësepse ai borxhin e vet e ka la, e atdheut i ka dhuruar tështrenjtin gjak.

Unë do e nisi edhe pa ju pyetur juve të politikes dhe juve “shokëve të idealit” të tij edhe pa lejen e juve që do më pengoni, do e vendosi Kadriun përmendore në sheshin e tij,

Ju lutem mos flini!

Kadri Zeka do të vij edhe pa juve.

15/10/2018 Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…