Haradinaj: Jam i lumtur që u dorëzua projektrezoluta për shtesat e fëmijëve

15 tetor 2018 | 22:07

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka mirëpritur dorëzimin e projektrezolutës nga partia e tij AAK, për përkrahje me nga dhjetë euro të fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare.

“Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës. Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vetë në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se kjo projektrezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejt. Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar…