Usain Bolt drejt kampionatit italian?

16 tetor 2018 | 11:17

Usain Bolt e ka nisur mjaft mirë aventurën si futbollist te skuadra australiane e Central Coast Marines, ku ka shënuar edhe dy gola në një miqësore me këtë skuadër.

Ëndrra e vërtetë e atletit xhamajkan është që të luajë për një skuadër të madhe evropiane dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pa e realizuar. Së fundi, menaxheri i Bolt, Tony Raills, deklaroi se për xhamajkanin ka pasur oferta nga një klub evropian, që prej pak kohësh drejtohet nga një pronar i ri dhe që synon të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve.

Përshkrimi që ka bërë menaxheri i Boltit, shumë media i ka çuar pikërisht te Milani, që mund të sjellë që në janar atletin dhe tashmë futbollistin xhamajkan, Usain Bolt, në Milano, për të pasur një alternativë të mirë në krahët e sulmit. Për më tepër, mendohet se Fondi “Elliot” mund ta përdorë atletin kampion bote nga Xhamajka, jo vetëm si një alternativë për trajnerin Gattuso, por edhe si një njeri imazh, për të afruar sa më shumë sponsorë në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Rovena Vata Recension (Bilall Maliqi, “Ëndrra që më dha…