OAK kërkon që lehonat të paguhen 100% nga shteti

16 tetor 2018 | 15:32

Me ligjin aktual, TVSH-ja dhe pushimi i lehonisë është në dëm të jashtëzakonshëm të biznesit. Kështu u tha në takimin e organizuar sot nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i MPMS-së, Skender Reçica dhe bizneset.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e shteteve të tjera, OAK ka përgatitur një propozim që TVSH-ja të paguhet në inkasim ose pasi të paguhet fatura nga obliguesi dhe se pagesën e lehonisë duhet ta marrë përsipër 100 për qind shteti.

Ai ngriti edhe çështjen e punësimit dhe mirëqenies sociale në Kosovë, duke përmendur faktin se në Kosovë punësimi këtë vit ka shënuar rënie.

Kreu i OAK-ut ka rekomanduar Qeverinë që Ligji për investime strategjike të bëhet më efektiv, pasi aktualisht nuk është duke dhënë rezultate.

Ndërsa, Hamdi Malushaj, biznesmen, ngriti çështjen e mungesës së kuadrove të kualifikuar dhe ngritjen e pagave në sektorin publik, që sipas tij, sektori privat nuk është tërheqës as nga të rinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar me Mbretin…