![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/shqiperia-u19.jpeg)
Shqipëria U19 e mbyll me humbje
16 tetor 2018
| 16:05
Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare të turneut për U-19.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Erion Bogdani, ka luajtur kundër Norvegjisë, nga e cila është mundur me rezultatin 0-1. Këto janë eliminatoret e dyta pa marrë asnjë pikë, madje pa shënuar as një gol në tre ndeshje zyrtare. Erik Bothein (31) shënoi golin e fitores për norvegjezët.
Norvegjia Ukraina kualifikohen për në “Elite Round”, ndërsa Sllovakia edhe pse arriti të kishte pikë të barabarta me dy skuadrat e kualifikuara nuk shkoi më tej për shkak të golavarazhit.