Bashkimi pëson humbje në Ligën Ballkanike

16 tetor 2018 | 21:39

Bashkimi ka nisur me humbje sezonin në Ligën Ballkanike, duke pësuar debakël nga klubi bullgar, Beroe me rezultat 107 me 77.

Prizrenasit gjatë tërë takimit kanë qenë në disavantazh që u thellua në çerekun e tretë.

Jordan Capps ishte më i miri te Bashkimi me 19 pikë dhe pesë kërcime. Ai u ndihmua nga Ergin Grosha me 10 pikë.

Te Beroe shkëlqeu James White me 21 pikë dhe katër kërcime.

Bashkimi është nënkampion nga edicioni i shkuar dhe një sukses i tillë rëndon shumë mbi skuadrën prizrenase, pasi këtë vit llogaritet se ka larg ekip më të dobët se që kishte.

Pos finales në BIBL, stinorin e shkuar arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës dhe në fund fitoi titullin e Kosovës, që është i pari për të.

Këto suksese duken të largëta tash për tash, marrë parasysh formën që ka treguar në katër xhirot e para të Superligës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një ligjërate në Universitetin…