Nadali tërhiqet nga turnetë e Bazelit dhe Vjenës

17 tetor 2018 | 10:34

Tenisti spanjoll Rafael Nadal nuk do të luajë në turnetë e Bazelit dhe të Vjenës që zhvillohen dy javët në vijim.

Numri një në botë për meshkuj nuk është ende gati, ndaj nuk do të zbresë në fushë, edhe pse kjo mungesë mund t’i kushtojë shumë, pasi do ta humbiste kreun e renditjes botërore. Por Nadali mendon më shumë për shëndetin, ndaj preferon të rikthehet në fushë kur të jetë 100 % gati dhe më shumë gjasa do të luajë në turneun e fundit Masters, atë të Parisit.

“Nuk jam ende gati dhe nuk dua të rrezikoj. Stërvitem mirë, por nuk kam përse të sforcohem fizikisht. Objektivi im është të luaj në turneun Masters të Parisit dhe më pas në finalet e Championship, në Londër. Më vjen keq për fansat e mi në Bazel dhe Vjenë, por shpresoj të jem në këto turne vitin tjetër”, ka deklaruar Nadali. Në rast se Djokoviqi luan në një nga këto dy turne dhe fiton, atëherë ai do të fitonte të paktën 500 pikë dhe do ta parakalonte spanjollin në krye të renditjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në basenin portual të Portit të Durrësit është mbytur një…