Harry dhe Meghan marrin dhuratën e parë për foshnjën
17 tetor 2018
| 11:27
Princit Harry dhe Meghan Markle u është dhënë dhurata e tyre unike në Australi gjatë turneut të tyre të parë. E ekzaltuar, Megan ka thënë: “Dhurata jonë e parë për foshnjën”.
Duka dhe dukesha e Sussexit dukeshin të kënaqur kur kanguri lodër iu dorëzua nga guvernatori i përgjithshëm i Australisë në rezidencën e tij të Sidneit të martën në mëngjes. ‘Mbresëlënëse”, do ta cilësonte princ Harry dhuratën tjetër për foshnjën që pritet të vijë në jetë në pranverë.