Kërkohet mbështetje e listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar

17 tetor 2018 | 12:40

Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi u ka bërë thirrje bashkëkombësve që nesër në orën 7:00 deri në orën 15:00 pranë Kuvendit Komunal në Medvegjë  të deklarohen me anë të nënshkrimeve në mbështetje të listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku kandidaturën për ta drejtuar këtë institucion e ka paraqitur Muharrem Salihu.

“Të dashur bashkëkombës, ftoheni që nesër duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 15:00 pranë Kuvendit Komunal në Medvegjë të deklaroheni me anë të nënshkrimeve në mbështetjen e listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Njoftojmë se autobusi për nesër është falas, vajtje-ardhje, sipas orarit dhe itinerarit të zakonshëm”, është thënë në njoftimin për media.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia franceze, në bashkëpunim me Europolin, arrestuan një person që…