Miranda golin ia dedikon bashkëshortes

17 tetor 2018 | 13:24

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda e shënoi golin e vetëm në ndeshjen që Brazili e mposhti Argjentinën (1-0). Mbrojtësi shtatlartë golin ia dedikon bashkëshortes së tij.

“Jam shumë i lumtur, e para sepse ndihmova skuadrën time që të fitonte dhe e dyta, sepse ky gol vjen në ditën në të cilën festoj 16-vjetorin e njohjes me bashkëshorten time. Pastaj, t’i shënosh Argjentinës, me të cilën nuk është kurrë një miqësore, e bën edhe më special këtë gol timin. Gjithsesi, dedikimi i golit tim shkon i gjithi për bashkëshorten time. Jam shumë i emocionuar, sepse nuk është e lehtë që të shënosh, aq më shumë për një mbrojtës, por tani dua ta shijoj dhe ta festoj golin me familjen time”, ka thënë Miranda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka…