Përurohet objekti i Qendrës Rinore në Vushtrri

17 tetor 2018 | 14:06

Në Komunën e Vushtrrisë është përuruar të mërkurën objekti i ri i Qendrës Rinore në këtë komunë, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës në vlerë të 250 mijë eurove.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do ta themelojnë Fondin Rinor për të financuar programe për të rinjtë.

Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se tani e tutje të rinjtë e kësaj komune do ta kenë vatrën e tyre, ku do t’i zhvillojnë aktivitetet rinore. Po ashtu, ai ka thënë se ky objekt do t’ju shërbejë edhe banorëve të tjerë.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Rinjve të Vushtrrisë, Leutrim Latifi, ka thënë se përurimi i kësaj qendre do t’ju lehtësojë të rinjve që të merren me aktivitete të ndryshme.

Në përurimin e objektit të ri Qendrës Rinore në Vushtrri kanë marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku dhe ish-kryetari i kësaj komune, Bajram Mulaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka…