Vuçiq dhe presidenti austriak flasin për Kosovën

17 tetor 2018 | 15:14

Presidenti i Austrisë, Aleksader van der Belen, ka nisur vizitën dyditëshe në Serbi, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Aeksandar Vuçiq.

Dy liderët mbajtën një takim dypalësh, pas të cilit Vuçiq ka deklaruar se Austria është mike e Serbisë dhe se ajo mbështet rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. “Kemi folur edhe për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën, por e informova se ne jemi të gatshëm të bisedojmë, se dialogu është i hapur dhe se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Sipas tij, Belen bëri me dije se Bashkimi Evropian tashmë ka probleme brenda shteteve anëtare dhe se nuk do të reja. Sipas tij, për anëtarësimin e Serbisë në BE, Beogradi dhe Prishtina duhet t`i zgjidhin problemet.

Presidenti austriak, Aleksader van der Belen, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e BE-së, ka deklaruar se e mbështet  anëtarësimin e Serbisë në BE. “Me gjithë zemër e mbështet pranimin e Serbisë në BE dhe kjo vizitë është një provë e vogël për këtë”, ka thënë a presidenti austriak, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deniza Miftari është 22 vjeçarja shqiptare që ka arritur të…