Haradinaj thotë se Skënderbeu është figurë e fuqishme që na lidh me Perëndimin

17 tetor 2018 | 15:43

“Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për t’iu falënderuar për punën e veçantë që keni bërë në portretizimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përmes veprave që keni shkruar dhe keni koleksionuar. Puna juaj është nder i madh për shqiptarët”, kështu ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin me koleksionisten nga Londra e veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee dhe një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria të kryesuar nga Pal Fodor, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën e 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Grumbullimi i veprave për luftën dhe historinë e Skënderbeut është gjest për t’u përshëndetur dhe populli shqiptar do të jetë falënderues për këtë gjest”, ka theksuar kryeministri Haradinaj, duke e falënderuar në veçanti Patricia Nugee, e cila ka mbledhur 37 libra kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përgjatë periudhave të ndryshme, nga vende të ndryshme të Evropës, duke i blerë librat përmes financave vetanake për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Nga ana tjetër, zonja Nugee dhe delegacioni i shkencëtarëve nga Hungaria kanë falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen që u ka bërë, duke thënë se Kosova është në rrugën e duhur si dhe janë shprehur mirënjohës për angazhimin konkret veçmas në fushën e Albanologjisë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markuzs dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka…