17 persona të vrarë në Krime

17 tetor 2018 | 17:15

Së paku 17 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Zyrtarët fillimisht kanë thënë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” ka shkaktuar shpërthimin në kolegjin teknik në Kerç, por më vonë thanë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri.

Hetuesit rusë kanë thënë se një student 18-vjeçar është përgjegjës për sulmin dhe se ai e ka vrarë veten.

Ai është identifikuar si Vladislav Roslyakov.

Roslyakov besohet se ka hapur zjarr brenda ndërtesës së kolegjit.

Duke folur për incidentin, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë: “Është tashmë e qartë se ishte një krim, motivet e kësaj tragjedie po hetohen. Publiku i gjerë do të informohet për rezultatet e punës që po bëjnë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale”.

Incidenti fillimisht është përshkruar si “akt terrorist”, por Komiteti Hetues i Rusisë e ka riklasifikuar atë si “vrasje masive”.

Njësitë e rojës kombëtare janë dërguar në vendin e ngjarjes. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhensila Myrtezaj është ndër femrat të rralla që shquhet për…