Katër fitore në katër lojë, ja reagimi trimërues i KB Rahoveci

19 tetor 2018 | 13:28

KB Rahoveci pas një starti të shkëlqyer në nisje të këtij kampionati ku arritën nga katër ndeshje, katër fitore, këto i ka vlerësuar si momente historike për qytetin.

Ky klub nëpërmjet një njoftimi për medie, ka falënderuar për përkrahje bizneset dhe individët që janë pranë klubit.

“Bordi i KB Rahoveci dëshiron të falënderojë edhe njëherë të gjithë mbështetësit duke u nisur nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i cili është në kontakt dhe angazhim të vazhdueshëm për gjendjen dhe ecurinë e klubit, kompanitë, ‘EuroIng’, ‘AgroVinifera’, ‘Vala, KAG’, ‘Haxhijaha’, ‘Haxhijaha Trade’, ‘Bodrumi i Vjetër’, ‘M Sillosi’, ‘Osa Termosistem’ , ‘Hotel Plaza’, ‘Artvision’ të cilët i qëndruan afër klubit në momentet vendimtare dhe mbi të gjitha tifo grupin ‘Vreshtarët’ dhe gjithë të tjerët që janë çdo hap me ne”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.

Skuadra e Rahovecit është në pritje të përfundimit të palestrës sportive, kurse ky klub ka ftuar të gjithë ata që janë të interesuar t’i bashkëngjiten në projektin që ka për qëllim ta fus Rahovecit në analet e basketbollit ndërkombëtarë.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e…