Hahni: Kosova s’është kushti i vetëm për anëtarësimin e Serbisë në BE

22 tetor 2018 | 10:17

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se zgjidhja e cështjes me Kosovën nuk është kushti i vetëm për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sipas tij Beogradi të përfundojë dhe të përmbushë në plotni marrëveshjet e arritura me Prishtinën të cilat i kontribuojnë stabilitetit të rajonit, shkruan Vecernji Novosti.

“Duket se shumë, përfshirë politikanë, kanë përshtypjen që zgjidhja e çështjes me Kosovën është parakushti i vetëm për Serbinë në rrugën drejt BE-së. Por nuk është kështu. Implementimi i reformave në fushën e rendit dhe ligjit, të drejtat fondamentale dhe qeverisja e mirë mbeten në zemër të procesit të zgjerimit”, ka thënë Hahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar një…