Daçiq: Rezoluta 1244 nuk ia lejon Kosovës formimin e ushtrisë
24 tetor 2018
| 07:48
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Prishtina është vazhdimisht duke kërkuar alibi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në Interpol për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”.
Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë për RTS, se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare” dhe ka shtuar se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, nuk do të ketë ushtri të Kosovës.
“Rezoluta 1244 thotë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i. Ajo nuk ka ndryshuar, nuk është hequr. Derisa ajo është në fuqi, nuk ka ushtri të Kosovës”, ka thënë Daçiq.