Parku i fshehtë në Nju Jork ku futen vetëm ata që kanë çelës

24 tetor 2018 | 08:14

Thellë në Manhatan është një park me histori të veçantë, histori që e bën të jetë një nga thesaret e qytetit.

Pak veta kanë privilegjin të zotërojnë çelësat që duken të zakonshëm në pamje, por që të fusin në parkun më ekskluziv të qytetit të njohur amerikan.

Historia e parkut Gramercy nis në vitin 1831, kur një avokat vizionar për hapësirat e mëdha, Samuel B. Ruggles, bleu atë që në atë kohë ishte jo më shumë se një kënetë.

Banorët paguajnë rreth 350 dollarë në vit për të mbajtur çelësin, dhe bravat e parkut ndërrohen çdo vit. Sot janë 39 ndërtesa rrotull parkut, banorët e të cilave kanë të drejtë të marrin një çelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fokusi i Qeverisë së Kosovës deri më 20 nëntor do…