Furnizimi 24 orë me ujë ndikoi edhe në inkasim

24 tetor 2018 | 09:07

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, po punon që qytetarët që furnizohen me ujë nga kjo kompani të ketë 24 ujë.

Ilir Abdullahu, drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka thënë se po punojnë që të kenë furnizim sa më të mirë në regjionin e Prishtinës. 

“Edhe Fushë Kosova së shpejti do të ketë furnizim me ujë 24 ore”, ka thënë  Abdullahu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Duke folur rreth inkasimit, ai ka thënë se ka rritje. 

“Pa inkasim të mirë nuk do të ketë cilësi, por qytetarët e Prishtinës po i kryejnë obligimet, kjo ka ndikuar edhe nga furnizim 24 orë me ujë të pijshëm”, ka deklaruar Abdullahu.

Sipas tij duhet të gjithë konsumatorët të pajisjen me ujë matës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, disa herë ka deklaruar…