LDK-ja dhe LV-ja votojnë disa projektligje dhe lëshojnë sallën

25 tetor 2018 | 11:25

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet e seancës së kaluar me shqyrtimin në lexim të parë të Projektligjit për transmetuesin publik (RTK), ku është thënë se pagesa për transmetuesin publik për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda dite.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, Nait Hasani, se ky projektligj është hartuar sipas modelit slloven por që është kundërshtuar nga opozita.

“Pagesa që është për transmetuesin publik dhe për qytetarët e Kosovës është dy centë brenda ditës për qytetarin e Kosovës, ndërsa një mesatare e qytetarëve të Bashkimit Evropian është 8 deri në 13 euro”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancë vetëm për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në momentin që kanë kuorum do të nisin votimin e projektligjeve që janë shqyrtuar.

Më tutje, në emër të PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se do ta përkrahin Projektligjin për transmetuesin publik.

Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, ka thënë se me këtë projektligj nuk është zgjidhur mirë çështja e financimit të RTK-së.

Ky projektligj nuk është dalë në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Pavarësisht kësaj, në këtë seancë ka kaluar Projektligji për ratifikimin e traktatit që themelon komunitetin e transportit, Projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe Projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

Pas votimeve, të këtyre projektligjeve deputetët e LDK-së dhe VV-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Komunës së Mitrovicës,…