Rregullohet dhe pastrohet shtrati i Lumëbardhit

25 tetor 2018 | 13:59

Në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit është edhe rregullimi i shtratit të lumit prej “40 Bunarit” e deri në qytet.

Projekti parasheh largimin e mbeturinave, zgjerimin e shtratit në vende ku është i ngushtuar dhe nivelizimin e tij.

Gjatësia e Lumbardhit në këtë segment është 5 kilometra, ndërsa hapja e rrjedhës është i rëndësishëm posaçërisht për shkak të evitimit të përmbytjeve në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka bërë me…