Shtatorja e heroit Adem Jashari do të vendoset edhe në Mitrovicë

25 tetor 2018 | 14:48

Të enjten është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, të cilën e ka udhëhequr Jeton Ujkani, kryesues i Kuvendit të Komunës, në të cilën përveç këshilltarëve të Kuvendit Komunal, ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Para se të votohej rendi i ditës, kryesuesi Ujkani ka propozuar një pikë të re e që ishte propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, ndërsa asamblisti i grupit parlamentar të PDK-së, Donjet Bislimi ka propozuar që në takim të diskutohet edhe për vendosjen e shtatores së komandantit Adem Jashari në Komunën e Mitrovicës.

Të dyja propozimet u miratuan nga këshilltarët e Kuvendit Komunal.
Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash propozim-vendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2018/2019; Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për hartimin e planit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019; Plani i caktimit të pikave të grumbullimit të mbeturinave; Propozim-vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Këshilltarët në këtë mbledhje aprovuan konkluzionin për ndërtimin e shtatores të heroit legjendar Adem Jashari në qytetin e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësim…