Bahtiri dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri të qytetit

25 tetor 2018 | 14:48

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësim e tij ndaj sulmit fizik ndaj një taksisti shqiptar që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Ai ka dënuar këtë sulm duke thënë se rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në lagjen e “Doktorëve” dhe sulmi ndaj taksistit janë tejet shqetësuese dhe të papranueshme dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.

Sipas një komunikate për medie të kësaj komune, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë.

Ndërsa, nga organet e hetuesisë, Bahtiri ka kërkuar veprim më energjik në zbulimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Pas miratimit në parim të Projektligjit për Pagat të…