LDK-ja dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

25 tetor 2018 | 17:44

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për dialogun.

Shefi i këtij grupi parlamentar, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se kjo seancë ka të bëjë me vendosjen e vijave të kuqe në dialogun me Serbinë.

“Seancë e re e jashtëzakonshme. Edhe pas kundërshtimit të gjerë kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, Presidenti vazhdon angazhimin e tij antikushtetues për ta bërë këtë temë pjesë të dialogut me Serbinë. Gjendja është kritike pas paralajmërimit për diskutimin e kësaj teme në konferencën në Paris më 11 nëntorit 2018”.

“Seanca e jashtëzakonshme e opozitës e kërkuar më 4 shtator 2018 për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialog, u pamundësua nga koalicioni PAN. Që nga atëherë, Kryetari i Kuvendit ka bllokuar thirrjen e kësaj seance me arsyetimin absurd se opozita duhet të sigurojë 61 deputetë në sallë. Ne sot kemi dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog, se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Etiopisë ka zgjedhur për presidente Sahle-Work Zewde, gruan…