A ateroi “Air Serbia” në aeroportin e Prishtinës?
Një aeroplan serb dyshohet të ketë ateruar në Prishtinë për herë të parë që nga paslufta
Kompanisë ajrore, “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.
Më 31 maj, dyshohet se kompania “Air Prishtina” pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila ia ka sjell një aeroplan të kompanisë serbe me bazë në Beograd, “Air Serbia”.
Ne këtë rast firma lituaneze ka përdorur për fluturim aeroplanin e “Air Serbia” dhe kështu më 31 maj, 2 fluturime dyshohet të jenë zhvilluar me ketë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas dyshimeve të ngritura, kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”.
Çfarë u tha nga kompania “Air Prishtina”?
Se një gjë e tillë ka ndodhur u mohua nga kompania gjegjëse, Air Prishtina.
Visar Rexhepi, zëdhënës i mediave në kompaninë “AirPrishtina” në një përgjigje për Dukagjinin e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Sipas tij, keqkuptimi mund të ketë ndodhur në konfigurimet në Flight Radar dhe se një gjë e tillë nuk qëndron pasi siç thotë ai mbi 800 udhëtarë kanë qenë në këtë fluturim dhe nëse do kishte diçka do ishte raportuar.
“Ne kemi qenë në kontakt me Autoritetin e Aviacionit Civil, ne këtë e kemi sqaruar me dokumentacion të plotë, me gjithçka, me numër fluturimi, me emër të kompanisë, është lituaneze nuk ka lidhje me Air Serbia. Këtë e kanë konfirmuar edhe Aviacioni Civil. Ne i kemi komunikimet me shkrim. Keqkuptimi është me Flightradar, ne nuk e dimë pse është nxjerrë ashtu. Aeroplani që ka ardh nga Baseli i ka pasë dy rotacione, Basel-Prishtinë, Prishtinë-Basel, i ka pasë mbi 800 udhëtarë, po të kishte diçka do të kishte reagime edhe nga qytetarët, tash janë rrjetet sociale nuk presin as 2 orë dhe shpërndajnë gjithçka”, ka deklaruar Rexhepi për Dukagjinin.
Evidenca sipas programit FlightRadar
……………………………………………………………………………
Kompania ajrore CHAIR / Drejtoreshë, Leyla Ibrahimi-Salahi / Tour operatoret / Airprishtina / Reisebüro Prishtina / Airmunich / Mysky
31.05.2024
06:00 Basel-Prishtinë
Fluturimi GM610
Realizohet me aeroplani numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
11:45 Basel-Prishtinë
Fluturimi GM612
Realizohet me aeroplanin numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
08:50 Prishtinë-Basel
Fluturimi GM611
Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
14:30 Prishtinë-Basel
Fluturimi GM1613
Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia
Portali Dukagjini ka dërguar pyetje tek Autoriteti i Aviacionit Civil për të kërkuar dokumentacionin dhe evidencat në lidhje me fluturimet që janë realizuar më 31 maj nga kompania “Air Prishtina” për të vërtetuar nëse një gjë e tillë ka ndodhur dhe do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.
Po ashtu Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës për të konfirmuar një gjë të tillë por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.