A di komandantja supreme e Kosovës t’i përdorë armët?

09 qershor 2022 | 16:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëkohësisht është edhe komandante supreme e Forcës së  Sigurisë së Kosovës (FSK), ka vizituar FSK-në dhe është pritur në takim nga komandanti Bashkim Jashari.

Gjatë prononcimit për media, Osmani është pyetur nëse di t’i përdorë armët dhe përgjigjja e saj ishte për kompetencat që ka ajo në postin e komandantes supreme.

“Siç e dini komandantja supreme apo presidentja e Republikës në këtë rast ka kompentenca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së politikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohen në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armët”.

“Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”, ka thënë ajo derisa drejtoi dorën kah Bashkim Jashari.

“Për të ndërtuar politikat e mbrojtjes, në bashkëpunim me ushtrinë dhe institucionet e tjera, e keni komandanten supreme”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i ekonomisë dhe ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës,…