A do guxonit kaq shumë? Modelja e famshme del rrugëve pa pantallona (FOTO)
Themeluesja e markës “Rhode Skin” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant, duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.
Modelja e famshme amerikane, Hailey Bieber, ka takuar së fundmi miqtë e saj në Paris. Paraqitja e saj mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve pasi u shfaq pa pantallona, duke iu bashkuar trendit “no pants” që pushtoi botën e modës vitin e kaluar.
Themeluesja e markës “Rhode Skin” ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant, duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.
Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, për këtë dalje zgjodhi një veshje dyngjyrëshe, një golf bezhë dhe geta të zeza, ndërsa pantallonat i kishte “lënë” në shtëpi. Dukjen sfiduese e kompletoi me këpucë të zeza, me një rrip me detaje të arta rreth belit dhe një pallto lëkure të gjatë.
Ndonëse doli në mbrëmje, ajo mbante syze dielli, ndërsa në duar i binte në sy manikyri me ngjyrë kafe. Modelja në Paris po përgatitet për lançimin e produktit më të fundit të markës së saj të njohur të bukurisë: Peptide Lip Tint
Rikujtojmë se, Justin dhe Hailey Bieber festuan të mërkurën, më 13 shtator, përvjetorin e pestë të martesës. Çifti është një nga më të afirmuarit në fushën e personaliteteve amerikane.